Ka ndodhur

Berat/ Gjendet i mbytur në lumin Osum 30-vjeçari i zhdukur prej ditësh

Nga Gazeta Si- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Berat, ku është gjetur i pajetë në lumin Osum një 30-vjeçar që rezultonte i zhdukur prej disa ditësh.

Viktima është identifikuar si David Shehaj, banues në lagjen “Çlirimi”, i cili ishte larguar nga banesa më 30 prill. Ka qenë babai i tij ai që ka denoncuar në polici zhdukjen e të riut.

Pas informacioneve të marra nga banorë të zonës, të cilët kishin deklaruar se e kishin parë 30-vjeçarin duke u hedhur në lumë, kanë nisur kërkimet përgjatë rrjedhës së Osumit.

Pas kërkimeve, trupi i pajetë i Shehajt u gjet mesditën e sotme në zonën e fshatit Remanicë.

Më pas, trupi u transportua drejt morgut të Spitalit Rajonal të Beratit, ku do t’i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë