Ne rrjet

Beogradi në flakë/ Vuçiç: Një fqinj i Serbisë ka ndërhyrë për protestat

Për presidentin serb Aleksandër Vuçiç, ajo që i vuri zjarrin Beogradit mbrëmjen e së martës, nuk ka qenë udhëheqja autoritare dhe keqmenaxhimi i pandemisë së koronavirusit, por një fqinj i Serbisë.

Kreu i vendit ka akuzuar sot vendet e rajonit për ndërhyrje në Serbi, që sipas tij ka çuar në protestat më të ashpra që Beogradi ka parë ndër vite. Duke folur në një fjalim para kombit, Vuçiç bëri një hap të madh pas, duke anuluar rikthimin e Beogradit në karantinë, duke thënë se masat ka të ngjarë të jenë të rrepta, por se kryeqyteti nuk do të hyjë në shtetrrethim.

Sipas presidentit serb, protestat e përgjakshme kundër rikthimit të karantinës, ishin po ashtu të lidhura me përfshirjen e faktorëve të huaj.

https://twitter.com/PredragVostinic/status/1280650060620070912?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1280650060620070912%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Feuropeanwesternbalkans.com%2F2020%2F07%2F08%2Fviolent-protests-in-serbia-as-vucic-announces-another-lockdown-after-weeks-of-alleged-pre-election-cover-ups%2F

"Nuk kam dyshim se faktorët e huaj që kanë punuar për atë që ndodhi mbrëmë kanë synuar të dobësojnë pozicionin e Serbisë. Ne kemi dëshmi të përfshirjes së disa zyrtarëve të disa shërbimeve rajonale, dhe ne mund të flasim për gjithçka tjetër më vonë, kur shërbimet tona bëjnë analizat," theksoi ai. Presidenti nuk pranoi të deklaronte hapur se cilat ishin këto vende rajonale, por tha se në nivel të brendshëm, përgjegjësja e vetme ishte opozita.

"Mbrëmë në Beograd, ne kemi qenë dëshmitarë të dhunës politike më brutale në vitet e fundit. Në tetë vitet e kaluara, Republika e Serbisë ka respektuar plotësisht lirinë e tubimit dhe demonstrimit, por mbrëmë u kalua caku", tha ai. "Megjithëse disa u përpoqën ta justifikojnë protestën me masat izoluese, ne kemi qenë dëshmitarë të një proteste politike që nuk u raportohej. Njerëz me orientim të krahut të djathtë sulmuan ndërtesën e Asamblesë Kombëtare dhe hynë me dhune në parlament”, deklaroi ai.

“Tani, duke pasur parasysh peshën e situatës sepse ne nuk kemi më vende në spital, unë desha të riktheva gjendjen e jashtëzakonshme, pasi pa të nuk mund të vendosësh urdhër kufizues. Me siguri do të marrim një vendim për të shtrënguar masat, por jo për një shtetrrethim. Dua t'u them qytetarëve të Serbisë që jam kundër tij dhe që besoj se shpëtimi i vetëm për vendin tonë është ndalimi i lëvizjes që do të nënkuptojë rivendosjen e karantinës”, deklaroi presidenti.

https://twitter.com/pajaoliver/status/1280632560620634113?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1280632560620634113%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Feuropeanwesternbalkans.com%2F2020%2F07%2F08%2Fviolent-protests-in-serbia-as-vucic-announces-another-lockdown-after-weeks-of-alleged-pre-election-cover-ups%2F

Ai u bëri thirrje njerëzve që të mos dalin për të protestuar sonte, duke pasur parasysh që sot është dita e dytë më e keqe për sa i përket numrit të të infektuarve. Por pavarësisht përshkallëzimit të situatës në vend, presidenti serb tha se nuk do ta anulonte takimin në Paris me presidentin Emmanuel Macron.

"Do të udhëtoj në Paris në mëngjes në vend të sonte. Do të jem më pak i qetë për bisedat me Macron, vetëm për të treguar se nuk kam frikë. Unë i lutem njerëzve të mos dalin në mënyrë që të mos ketë më rritje të rasteve. Sot është dita jonë e dytë më e keqe në 357 njerëz. 8,600 të testuar. Njëmbëdhjetë vdiqën. Ka 118 pacientë në respirator ", tha ai.

Megjithatë, qytetarët thonë se u hodhën në protestë për shkak të ndryshimeve dramatike në politikën e Serbisë për frenimin e pandeminë, me qeverinë që hoqi praktikisht të gjitha kufizimet dhe dërgoi mesazhe që virusi është dobësuar në javët para zgjedhjeve të 21 qershorit, e pasuar nga shpallja e gjendjes së jashtë vetëm dy javë më vonë, si dhe shfaqja e raporteve nga gazetarët që pretendojnë se numri i vërtetë i rasteve dhe vdekjeve është fshehur nga publiku për javë, në mos muaj.

https://twitter.com/NikolaSilic/status/1280635953955196928?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1280635953955196928%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Feuropeanwesternbalkans.com%2F2020%2F07%2F08%2Fviolent-protests-in-serbia-as-vucic-announces-another-lockdown-after-weeks-of-alleged-pre-election-cover-ups%2F

Që nga ora 2 e mëngjesit, më 8 korrik, përleshjet kanë vazhduar për disa orë. Policia ka përdorur një gaz lotësjellës ndaj protestuesve që vazhdimisht përpiqen të hynin në parlament. Protestat përfaqësojnë trazirat më të rënda në Serbi që nga koha kur Partia Progresive Serbe (SNS) erdhi në pushtet në vitin 2012.

Asnjë nga drejtuesit e opozitës nuk i thirri qytetarët të dilnin dhe të protestojnë të martën. Videot e njerëzve që mblidheshin spontanisht në rrjete sociale, bindën shumë qytetarë t’i bashkoheshin ndërsa nata përparonte. Protestat ishin pa mesazhe të qarta ideologjike, me pjesëmarrës të ndryshëm duke kënduar parulla të ndryshme drejtuar qeverisë.

Fotografitë dhe videot e njerëzve të lënduar dhe arrestuar, dhe madje edhe të sulmuar nga policia pa asnjë arsye të qartë, filluan të shfaqen në rrjetet sociale gjatë natës.
Një prej protestuesve, duke biseduar drejtpërdrejt me reporterët, shpjegoi se ai po proteston për shkak të vdekjes së babait të tij, i cili vdiq nga Covid-19 për shkak të mungesës së ventilatorëve.

"Babi, kjo është për ty", tha ai ndërkohë që u bashkohej protestuesve.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë