Ngjarje

Serbët pushtojnë parlamentin, protesta të dhunshme kundër rikthimit të izolimit

Mijëra qytetarë i kanë “vënë zjarrin” Beogradit, duke protestuar kundër rifutjes të kryeqytetit serb në karantinë dhe rikthimit të masave kufizuese. Protestat e ashpra që filluan mbrëmjen e së martës, arritën kulmin kur qytetarët hynë në parlamentin serb.

Dy orë pasi presidenti serb njoftoi se masat e koronavirusit do të rivendoseshin sërish, protestuesit nisën përplasjen e ashpër me policinë dhe sulmuan ndërtesën e parlamentit serb.

Policia qëlloi me gaz lotsjellës ndaj protestuesve, shumica prej të cilave brohorisnin “Dorëheqje! Dorëheqja! ” ndërsa u mblodhën para ndërtesës së parlamentit në kryeqytetin serb. Disa nga protestuesit arritën të hyjnë në parlament me forcë, por u arrestuan nga policia.

Protestuesit u përgjigjën duke qëlluan me gurë, shishe dhe vezë në polici. Protestuesit u përleshën gjithashtu me policinë përpara ndërtesës së televizionit shtetëror serb, i cili akuzohet nga opozita se ka një paragjykim pro-qeveritar.

Drejtori i policisë serbe Vladimir Rebic tha për televizionin shtetëror se shumë demonstrues janë arrestuar dhe disa oficerë të policisë janë plagosur, por nuk saktësoi sa. Ai tha se protesta më të vogla u mbajtën edhe në qytetet e tjera serbe.

“Unë u bëj thirrje qytetarëve të ndihmojnë në lehtësimin e tensioneve,” tha Rebic. “Unë jam i sigurt se policia do të përgjigjet në mënyrë të duhur dhe të parandalojnë çdo trazirë”.

Më parë, Presidenti Aleksandër Vuçiç e quajti situatën e virusit në Beograd “alarmante” dhe “kritike” pasi spitalet e qytetit arritën kufijtë e kapaciteteve të të shtruarve, pasi zyrtarët shëndetësorë raportuan të martën numrin më të lartë të vdekjeve një-ditore nga koronavirusi.

Vuçiç tha se qeveria do të rivendosë sërish në shtetrrethim Beogradin. Ai tha se do të zgjasë nga ora 6 e mëngjesit, deri në 5 pasdite të hënën. Ai gjithashtu tha se grupimet prej më shumë se pesë personash nuk do të lejohen.

Shtetrrethimi i ri do të zgjasë nga e premtja deri të hënën, tha Vuçiç, duke shtuar se një ekip qeveritar do të vendosë nëse do ta aplikonte karantinën në shkallë vendi apo vetëm për Beogradin.

“Askush nuk mund ta përballojë këtë numër të infektuarish. Ne nuk duam t’i vrasim mjekët tanë,” tha presidenti.

Javën e kaluar, qeveria vendosi disa kufizime të reja në disa qytete dhe zona të nxehta, përfshirë Beogradin, ku veshja e maskave në hapësirat e brendshme ishte bërë e detyrueshme.

Sipas mediave serbe, situata ishte veçanërisht e rëndë në qytetin jugperëndimor të Novi Pazarit, ku spitalet kanë raportuar një tejmbushje të pacientëve dhe mungesë pajisjesh.

Shumë fajësojnë presidentin serb për heqjen e  shpejtë dhe pas asnjë kujdes të masave të mëparshme për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, në mënyrë që të forconte pushtetin. Ai i ka mohuar këto pretendime.

Ndeshjet e futbollit dhe tenisit u luajtën në stadiume të tejmbushura, ndërkohë që zgjedhjet u mbajtën më 21 qershor, me gjithë paralajmërimet e ekspertëve se mbledhjet masive pa distancim shoqëror mund të çonin në një valë të re të koronavirusit.

Kryeministrja serb Ana Brnabic sulmoi ashpër protestuesit, duke thënë se shteti do të mbrojë ligjin dhe rendin dhe akuzoi politikanët e opozitës se qëndronin pas hyrjes në parlament.

“Unë e dënoj me forcë vendimin e politikanëve që janë pas shpërthimit të protestave të dhunshme në Parlamentin serb në momentin kur shteti dhe sistemi shëndetësor përballen me goditjen më të fortë nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë,” tha Brnabic.

Ministria e Shëndetit tha të martën se 13 njerëz kishin vdekur në 24 orë në Serbi dhe se ishin konfirmuar plot 299 raste të reja me Covid-19

Serbia ka 16.719 raste të konfirmuara dhe 330 viktima nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë, e cila shkoi nga mbajtja e një prej bllokimeve më të rrepta të Europës në një rihapje të shpejtë në fillim të majit.

Megjithatë, një investigim i BIRN ka zbuluar se autoritetet janë përpjekur te fshehin numrit të vërtetë të të infektuarve, i cili ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë