Drejtësia

Bënte thirrje terroriste, GJKKO lë në fuqi dënimin me burg për 57-vjeçarin nga Kukësi

Gazeta Si - Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka lënë në fuqi dënimin me 2 vjet e 8 muaj të El Salih Ibrahim (Lekica). Ai u shpall fajtor për akuzat “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

57-vjeçari nga Kukësi u arrestua në muajin maj 2022, pasi postonte në rrjete sociale shkrime dhe foto terroriste, bënte thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave terroriste kundër disa institucioneve të rëndësishme shtetërore.

Prokuroria thekson se nëpërmjet postimit të përmbajtjes së shkrimeve nga ana e të pandehurit, manifestohen thirrje dhe propagandë për të përkrahur luftën e shenjtë “xhihadin”.

Në postimet e tij, sipas SPAK, i pandehuri është solidarizuar me personat e vrarë në këtë luftë, me legjitimimin e krijimit të të ashtuquajturit Shteti Islam i Irakut dhe udhëheqësit e tyre, duke u solidarizuar me fitoren e këtyre luftëtarëve.

Ai akuzohet më tej se ka mbështetur personat e burgosur të cilët kryejnë vepra penale dhe akte terroriste kundër disa shteteve perëndimore.

Bazuar në shkrimet e publikuara në rrjetet sociale, sipas SPAK, Ibrahim El Salih ka përkrahur mobilizimin e fëmijëve në akte të dhunshme, si dhe ka synuar nxitjen dhe ka bërë thirrje publike për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë