Lajme

Belgjikë, policia gjen 12 emigrantë të fshehur në kamionë me frigorifer

Dymbëdhjetë emigrantë, të gjallë, u gjetën nga policia belge në një kamion frigorifer të parkuar në një parking automobilistik në veri të Belgjikës. Ishte shoferi i automjetit që transportonte fruta dhe perime që paralajmëroi autoritetet.

Policia federale raportoi se emigrantët, të gjithë me origjinë siriane dhe sudaneze, u dërguan në Zyrën e Emigracionit në qytetin e Antëerp.
Javën e kaluar, 39 emigrantë u gjetën të vdekur në një kamion frigorifer në Britani pasi kaluan nëpër portin belg të Zeebrugge. Autoritetet belge po bashkëpunojnë me autoritetet britanike në hetim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë