Politike

‘Beleri’, DASH: Presim që autoritetet shqiptare të respektojnë ligjet

Departamenti Amerikan i Shtetit pret që autoritetet shqiptare të zbatojnë ligjin lidhur me rastin e  kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri, i cili mbetet në paraburgim.

Në përgjigje të një pyetjeje të korrespondentit grekë në Uashington, një përfaqësues i Departamentit të Shtetit tha se “ne jemi në dijeni të rastit të ndalimit të Fredi Belerit dhe presim që autoritetet shqiptare të ndjekin një proces të rregullt sipas ligjeve të vendit”.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale dhe vijon të mbahet në burg edhe pasi doli fitues në garën e 14 majit, nën akuzën për korrupsion në zgjedhje. Në pamundësi për të bërë betimin si kryebashkiak, Beleri akuzoi kryeministrin Rama si personin përgjegjës që pengon dhënien e lejes së veçantë që ai të kryej betimin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë