Art dhe Kulture

Bëhuni gati për koncertin më të madh të vitit

Të Hënën e 15 Korrikut Digitalb feston me krenari ditëlindjen e 15-të me një organizim si rrallë më parë në Sheshin më të madh që mbledh Shqiptarët kudo ndodhen, sepse festën e organizon platforma me e madhe televizive Shqiptare.

Duke ndjekur dhjetra eventet e muajve të fundit, në datat 13-14-15 Digitalb do të jetë në Sheshin Skënderbej me “Ishujt e Argëtimit dhe Festës” dhe ‘Ilusionarium’ ku të gjitha moshat mund të luajnë, argëtohen fitojnë dhurata dhe shijojnë shumë surpriza. Kjo sepse një ditë nuk mjafton për të festuar Ditëlindjen e Digitalb dhe sepse ndryshe nga zakoni është Digitalb që do ju jape dhurata!

Festimet kulmojnë më 15 Korrik pas orës 18.00 me koncertin që mbledh artistët më të mirë të Kombit në ngjarjen më të madhe të vitit.

Ledri Vula, Ylli Limani, Mc Kresha & Lyrical Son, Kida, Jericho, Vedat Ademi, Tayna, Young Zerka, Ronela Hajati, Aurela Gaçe, Alban Skënderaj, Elvana Gjata.

Çfarë pritet tjetër? Duhet të jeni vetë ta zbuloni. Hyrja është e lirë.

Digitalb ju pret! Ejani me të gjithë Familjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë