Politike

Begaj, takim me delegacionin e NATO-s: Shqipëria, eksportues i sigurisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti një delegacion të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, anëtarë të Komitetit për Demokraci dhe Siguri.

Kreu i Shtetit rikonfirmoi qëndrimin se Shqipëria është e përkushtuar për të vijuar me angazhimet e saj në NATO dhe për të forcuar mbrojtjen kolektive.

Takimi u zhvillua më pas në formën e një bashkëbisedimi, gjatë të cilit Presidenti shprehu qëndrimin e Shqipërisë në lidhje me situatën në rajon, mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme, si edhe nevojën e gjetjes së zgjidhjeve nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit konstruktiv.

“Shqipëria do të vijojë të luajë rolin e saj si faktor paqeje, stabiliteti dhe eksportuese e sigurisë”, tha Begaj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë