Politike

Begaj në SHBA: Shqipëria i është futur rrugës transformuese  

Gjatë vizitës në Nju-Jork, Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm.

Në ditën e parë të samitit, Presidenti i Republikës mbajti fjalën gjatë segmentit të dialogut të Udhëheqësve me temë “Forcimi i politikave të integruara dhe institucioneve publike për arritjen e objektivit të zhvillimit të qëndrueshëm”.

“Zhvillimi i qëndrueshëm është garancia jonë më e fortë për një botë të karakterizuar nga paqja e stabiliteti. Dëshiroj të theksoj se Shqipëria është në një rrugë zhvillimi të përshpejtuar, duke përqafuar një qasje gjithëpërfshirëse dhe transformuese që përfshin zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor. Zbatimi i agjendës së OZHQ-ve nuk është vetëm një prioritet; është një përpjekje kombëtare kolektive ku janë angazhuar të gjitha institucionet shtetërore, përfshirë shoqërinë civile”, tha presidenti Begaj.

Sipas tij, duhen intensifikuar përpjekjet për t’i dhënë një shtysë implementimit të Agjendës 2030.

“Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm vazhdojnë të shërbejnë si udhërrëfyesi ynë universal, i pandashëm dhe i integruar, duke udhëhequr vizionin dhe aspiratat tona për vitet në vijim”, shtoi Begaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë