Politike

Begaj ktheu ligjin, Bardhi: Presidenti humbi mundësinë të jetë mbi palët  

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, reagoi pas dekretit nga Begaj të ligjit për komisionet hetimore.

Sipas Bardhit, me vendimin e sotëm Presidenti e humbi mundësinë për të qenë mbi palët dhe për të qenë garant i Kushtetutës.

“Nëse lexoni njoftimin e Presidentit do të gjeni parimin që presidenti ka mbi zbatimin e kushtetutës. Shpallja e ligjit sot është bërë në parimin që nëse Rama do të jepte dakordësinë për ta rishikuar, presidenti do gjente argumente kushtetues për ta kthyer ligjin.

Këtë thotë njoftimi i presidentit, i cili ndër të tjera citon edhe një të pavërtetë, që thotë se opozita ka shmangur një dialog politik. E vërteta është që opozita prej tre muajsh është në betejë në Kuvend për të kërkuar të drejtat dhe në çdo mesazh që kemi përcjellë kemi shprehur gatishmërinë për të gjetur zgjidhje.

Ka qenë mazhoranca ajo, që nuk ka pasur asnjë reflektim, por në të kundër ka shtuar masat arrogante ndaj opozitës. Prandaj dhe Begaj pas sjelljes së tij të hënën, unë e kam njoftuar kabinetin e Presidentit, mbi atë që do të bënim në seancë dhe ishte zgjedhja e tij që të keqpërdorej nga Rama.

Sot Presidenti humbi mundësinë të jetë mbi palët dhe të jetë garant i Kushtetutës.

Pra nëse ne bie dakord me mazhorancën presidenti e kthen ligjin për rishqyrtim.

Në fakt detyra është ta kthejë kur konstaton problematika dhe vetë presidenti ka konstatuar problematika”, tha Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë