Politike

Begaj dhe Rama në SHBA javës tjetër, por në aktivitete të ndryshme

Javën e ardhshme, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Presidenti Begaj, Kryeministri Rama dhe ministri i ri i Jashtëm, Igli Hasani do të jenë bashkë në New York për takime dhe aktivitete të nivelit të lartë.

Më 20 shtator, Presidenti Bajram Begaj do të mbajë fjalën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Më herët, më 14 shtator kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e ri të Punëve të Jashtme, do të jenë në dy takime që do të drejtohen nga Shqipëria në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në SHBA.

Shqipëria drejton këtë muaj presidencën e Këshillit të Sigurimit, institucionin më të rëndësishëm global të sigurisë.

Shqipëria mori për herë të parë Presidencën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në periudhën 1 qershor – 30 qershor 2022. Vendi ynë u zgjodh anëtar i përkohshëm nga Asambleja e Përgjithshme në janarin e vitit 2022 dhe mandati ai anëtar përfundon në fund të 2023


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë