Presidenti i Republikës, Bajram Begaj në një konferencë të përbashkët me homologun bullgar Rumen Radev në Sofje tha se Ballkani Perëndimor është investim strategjik për BE-në.
Begaj u shpreh se, “kjo vizitë demonstron qartë marrëdhëniet shumë të mira e miqësore Shqipëri-Bullgari”.
“Shqipëria ka vullnet dhe interes për të thelluar bashkëpunimin dypalësh dhe atë për integrimin në BE”, tha Begaj.
Ai shtoi se, mbështetja e minoriteteve respektive është në interesin tonë të përbashkët
Begaj nënvizoi gjithashtu nevojën për një bashkëpunim më të ngushtë ekonomik dhe rritje të shkëmbimeve tregtare
“Janë të gjitha kushtet, kuadri ligjor dhe klima e favorshme e biznesit që ky bashkëpunim të fuqizohet”, theksoi Begaj. Kreu i Shtetit theksoi se, “sesioni i ardhshëm i Komisionit të Përbashkët Ekonomik do t’i adresojë me kujdes mundësitë për të vënë në lëvizje mekanizmat”.
Begaj vlerësoi Bullgarinë për mbështetjen ndaj Kosovës në përpjekjen për anëtarësim në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare
“Bashkëpunimi në kuadër të mbrojtjes dhe sigurisë është i konsoliduar në kuadër të NATO-s”, tha Begaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.