Futboll

Befasia e madhe nga tifozët e AEK-ut, banderola ‘Kosova është Shqipëri’ tërbon serbët

Gazeta Si – Ka bërë bujë ajo banderolë e tifozëve të AEK-ut në ndeshjen e së enjtes ndaj Ajaksit. “Kosova është Shqipëri”, - shkruhej me gërma të mëdha në atë banderolë. Një qëndrim i papritur në fakt, duke ditur se Greqia dhe Serbia kanë marrëdhënie të mira mes tyre.

Kjo banderolë ka shkaktuar zemërim të madh në Serbi, ku qëndrimi i tifozëve të AEK-ut është konsideruar një ‘thikë pas shpine e vëllezërve’. Ngjarja pati reaksion të fortë në shtypin serb, që nuk e priste kurrsesi atë banderolë.

Ultrasit e AEK-ut kanë reguar në këtë mënyrë edhe ndaj rivalëve të Olimpiakosit, që e quajtën Kosovën Serbi. Kujtojmë që kohët e fundit ka pasur shpesh qëndrime të tifozëve ballkanas pro Serbisë. Rasti që bëri bujë ishte ai i ndeshjes me Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht, ku parulla ‘Kosova është Serbi’ ndërpreu ndeshjen për shumë minuta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë