Lajme

“Befasia” arrestohet një doganier dhe dy kontrabandistë në Kakavijë

Me akuzën e kontrabandës dhe shpërdorimit të detyrës, policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një doganier të doganës së Kakavijës dhe dy shtetas të tjerë. Në operacionin e koduar “Befasia”, të tre personat janë vënë në pranga në flagrancë.

Doganieri i arrestuar me inicialet M.M 60 vjeç dyshohet se kundrejt një sasie parash ka lejuar që shtetasit M.B. dhe Xh.M. të kalonin mallrat në Shqipëri pa paguar detyrimet doganore.

Në momentin e arrestimit përgjatë aksit nacional Gjirokastër-Kakavijë, gjatë kontrollit të ushtruar në makinë të tre personave iu janë gjetur mallrat e konfiskuara.

Bëhet me dije se një sasi e konsiderueshme me pije energjike dhe qumësht u bllokuan nga ‘uniformat blu’.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë