Futboll

Beckham do të ketë gjithashtu “Last Dance”, negociata me Netflix dhe Amazon

Edhe David Beckham do të ketë “The Last Dance” e tij. Një mani e re ka shpërthyer në botën e sportit. Nga Jordan te Anelka dhe Totti. Janë në modë dokumentarët që rrëfejnë jetën e një lojtari ose një klubi, siç ka ndodhur në rastin e Manchester City-t. Ish-kapiteni i Manchester United po negocion me Amazon dhe Netflix për prodhimin e dokumentarit, që do të rrëfejë jetën dhe karrierën e ish-lojtarit të kombëtares angleze.

Ai nuk ka qenë vetëm një lojtar i madh, por gjithashtu edhe jeta e tij private është admiruar dhe ndjekur nga miliona tifozë në botë. I martuar prej vitesh me ish-këngëtaren e Spice Girls, ata kanë krijuar një familje që shumë njerëz e kanë zili. Ideja është që të rrëfehen kapitujt e jetës së tij, brenda dhe jashtë fushës. Jeta e një ikone të futbollist ka bërë për vete qindra kopertina dhe shumë tituj, një markë e vërtetë. Sipas The Sun, bëhet fjalë për një projekt në punë e sipër.

Një burim ka zbuluar për tabloidin anglez se ish-futbollisti është entuziast për realizimin e kësaj ideje për të cilën po mendon prej kohësh. Dokumentari do të përbehet nga filmime të rralla dhe të paparë më parë të karrierës së tij si futbollist, blerjes së Inter Miami, por edhe rrëfime ekskluzive mbi jetën e tij private, sepse ngjall një interes të madh mes tifozëve të futbollit dhe gosipit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë