Ne rrjet

“BE të hartojë një Plan Marshall kundër koronavirusit!”

Kryeministri Spanjoll Pedro Sánchez i bëri thirrje Bashkimit Europian të hartojë një "Plan Marshall” për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Ai vlerësoi Komisionin Evropian për reagimin e tij ndaj krizës së shëndetit publik deri më tani, por shtoi se do të jetë i nevojshëm një plan i gjerë për të rigjallëruar ekonominë.

"Kjo është një krizë që po prek të gjithë BE-në. Ne duhet të artikulojmë një plan të madh rindërtimi, një Plan të dytë Marshall, "tha Sánchez në një konferencë për shtyp." Ne po bëjmë një përpjekje të jashtëzakonshme fiskale, por është e rëndësishme që këto përpjekje mos të jenë vetëm në nivelin kombëtar ".

Spanish Prime Minister Pedro Sanchez delivers a speech at the Spanish Parliament in Madrid to explain the Government's declaration of a State of Alert and the measures taken to mitigate the coronavirus COVID-19 consequences on March 18, 2020. - The Prime Minister, Pedro Sanchez, warned today that "the hardest is yet to come" when the number of people in hospitals due to the coronavirus increases, before a practically empty Congress to avoid spreading the virus. Spain currently ranks fourth in the world, with 13,700 people infected and 598 deaths, according to official figures published today. (Photo by Mariscal / POOL / AFP) (Photo by MARISCAL/POOL/AFP via Getty Images)

Numri i rasteve në Spanjë është rritur dhe ekspertët paralajmërojnë se vendi është rreth një javë prapa Italisë, e cila është tanimë vendi më i prekur nga COVID-19 në botë. Madridi shpalli gjendjen e emergjencës të hënën e kaluar dhe njoftoi një paketë prej 200 miliardë eurosh për të zbutur efektet e koronavirusit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë