Politike

BE-ja do të shtyjë nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk duket ka konfirmuar shtyrjen e negociatave për në muajt në vazhdim, duke thënë se pyetja nuk është nesë ato të hapen, por se kur.

Tusk ka thënë se Bashkimi Europian duhet të nisë bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, mirëpo ka paralajmëruar se nuk do të ketë vendim të shpejtë.

“Unë personalisht besoj se duhet të ketë vetëm një vendim: hapja e negociatave, bazuar në rekomandimet e Komisionit Europian”, ka thënë Tusk në një konferencë të përbashkët me presidentin maqedonas, Stevo Pendarovski në Bruksel.

Tusk ka thënë se Tirana dhe Shkupi Ballkanit kanë bërë “gjithçka që u është kërkuar ” për të vazhduar rrugën drejt anëtarësimit, por ka theksuar se unioni nuk është për të marrë këtë vendim në momentin që flasim.

“Jo të gjitha shtetet anëtare janë të përgatitura për të marrë vendim për hapje të negociatave në ditët në vijim””, u shpreh Tusk.

Tusk tha se hapja e negociatave të pranimit ishte në qendër të diskutimit të sotëm me Pendarovskin dhe theksoi se pyetja nuk është "nëse", por "kur" nuk do t'i jepet drita jeshile Maqedonisë se Veriut.

Kryetari i Këshillit të Europës përgëzoi Pendarovskin për fitoren e tij muajin e kaluar dhe vlerësoi se stabilitetin institucional të vendit fqinj.

"Të dyja zgjedhjet tuaja të fundit dhe udhëtimi juaj në Bruksel janë një burim shprese për vendin dhe rajonin tuaj", tha Tusk.

Hapja e negociatave pritet të diskutohet zyrtarisht në një takim të ministrave të BE-së gjatë javës së ardhshme në Luksemburg.

Pendarovski ka thënë se Maqedonia e Veriut “nuk është duke kërkuar një çmim të pamerituar, por vetëm shansin për të ndërtuar një shtet europian me shoqëri të drejtë dhe përparimtare”.
Ndërkohë, kryeministri shqiptar, Edi Rama, i ka bërë thirrje BE-së ditën e djeshme të nisë procesi i negociatave.

Pas një takimi me Ramën në Bruksel, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se ky nuk është “mision i pamundur”, mirëpo sipas tij një gjë e tillë duket se nuk ka mundësi të ndodhë këtë muaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë