Para

BE i jep një shumë simbolike Ballkanit kundër pandemisë

Ndërkohë që vendet e Ballkanit po përballen me epideminë e koronavirusit mes mungesës së maskave dhe respiratorëve, Bashkimi Europian ka ndarë sot një shumë simbolike për rajonit.

Pas vendimit të Komisionit Europian për të pezulluar eksportin e medikamenteve jashtë unionit, shumë prej vendeve të Ballkanit të Perëndimor janë ndjerë të braktisura.

Megjithatë, Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varheli deklaroi sot se BE ne punojmë shumë për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor për të përballuar epideminë e koronavirusit.

“Ne mobilizuam 30 milion euro për mbështetje të shpejtë me pajisje mjekësore dhe po shqyrtojmë masa që mund të zbutin ndikimin negativ ekonomik të kësaj krize”, shkruan Varheli në Twitter.

Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se kjo shumë është e pamjaftueshme në krahasim me nevojat e rajonit. Shqipëria dhe të gjitha vendet e tjera të rajonit janë lënë tani për tanimë të vetme përballë pandemisë globale, mes mungesës së maskave, tamponëve, dezinfektantëve por edhe stafit mjekësor, i cili ka emigruar drejt Gjermanisë.

Presidenti serb Aleksandër Vuçic ka deklaruar disa ditë më parë se Serbia kishte kërkuar ndihmën e BE-së, por i ishte mohuar. Ajo është mbështetur tanimë tek ndihmat e Kinës, ndërkohë që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka njoftuar se ka kërkuar ndihmën e Turqisë.

Bashkimi Europian ka parashikuar se koronavirusi mund të prekë rreth 70% të popullsisë së Europës, një skenar i papërballueshëm jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga një pjesë e madhe e vendeve anëtare të BE-së.

Më 17 mars, zëdhënësja e Komisionit Europian Ana Pisonero tha se BE-ja po kërkonte për mënyra për të lidhur Ballkanin Perëndimor me iniciativat e ndërmarra nga BE në frenimin e pandemisë së koronavirusit.

“Në këto periudha të vështira, nevojitet solidaritet. Kjo nuk është koha për akuza polemike nga vendet e pabazuar”, tha Pisonero.

Ministrja serbe e integrimeve europiane, Jadranka Joksimović, i ka dërguar tashmë një letër Komisionit duke i kërkuar BE-së që të mundësojë rishpërndarjen e fondeve të pashpenzuara të IPA-së, për të luftuar epideminë e koronavirusit.

“BE duhet të kuptojë se ne jemi mjete të mjaftueshme për të përballuar epideminë,” tha ajo,

Grupi Socialdemokrat i Parlamentit Europian gjithashtu lëshoi një deklaratë duke u bërë thirrje autoriteteve të BE që të mos e injorojnë rajonin e Ballkanit Perëndimor në luftën kundër koronavirusit.

“Duhet të përfshijmë vendet e Ballkanit Perëndimor në përgjigjen tonë të përbashkët europiane dhe në masat për të parandaluar dhe luftuar efektet e epidemisë,” tha nënkryetari i S&D, Kati Piri.

Më Shumë