Kosova

Grenell, BE dhe opozita në Kosovë kritikojnë Kurtin për votimin në Shqipëri: E papranueshme!

Votimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Tiranë si dhe ndërhyrja në fushatën zgjedhore të 25 prillit është kritikuar jo vetëm nga opozita në Kosovë por edhe nga përfaqësues të Bashkimit Europian dhe SHBA-ve.

Richard Grenell, i dërguari special i ish-presidentit Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, është i fundit që ka komentuar votimin e Kurtit në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Në një postim në profilin e tij në Twitter, Grenell shkruan se komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues për motivet e kryeministrit.

Sipas Grenell, veprimi i sotëm i Kurtit i tregon botës shumë për të. “Kryeministri i Kosovës po voton në zgjedhjet shqiptare. Kjo i tregon botës aq shumë për Kurtin. Komuniteti ndërkombëtar duhet të dyshojë për motivet e tjij”,shkruan ish-zyrtari amerikan.

Reagimi i tij vjen pak pasi raportueja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon,

Anëtarja e Parlamentit Europian dhe reporterja e Kosovës për Parlamentin Europian, Viola von Cramon, tha në një postim në Tëitter se vendimi i kreut të qeverisë së Kosovës për të votuar në Shqipëri është 'i papranueshëm'.

“Nuk mund ta kuptoj për çfarë bëhet fjalë. Nga njëra anë të gjithë në Kosovë ankohen për ndërhyrje nga Serbia ose nga vetë Presidenti Vuçiç, por nga ana tjetër këtu kryeministri i Kosovës edhe voton në një shtet fqinj. E pa pranueshme. Të paktën jo për mua, ”shkroi ajo.

Një reagim edhe më i ashpër ka qenë ai i kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , Enver Hoxhaj i cili ka thënë se Kosova po përaballet me ditët më të errëta për shkak të pandemisë, por se sipas kryeministri është i përqendruar tek procesi zgjedhor në Shqipëri.

Në një takim me drejtorin e spitalit në Prizren, Hoxhaj ka thënë se janë shqetësuese lajmet se në Kosovë më nuk ka vaksina ndërkohë që Shqipëria ka vaksinuar 400 mijë qytetarë.

"Albin Kurti po shfaqet në Shqipëri si kryeministri i Kosovës sepse i interesojnë më shumë bashkëpartiakët atje se fati i bashkëqytetarëve këtu. Ndërkohë Shqipëria ka arritur numrin e 400 mijë qytetarëve të vaksinuar, në Kosovë janë vetëm 20 mijë të tillë në pritje të tjetër kontigjenti ndihmash me vaksina", ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Hoxhaj tha se derisa Kurti me ministrat e tij po bëjnë xhiro me makina të shtrenjta në Shqipëri, në Kosovë njerëzit po vdesin në mungesë të vaksinave.

"Njerëzit po infektohen edhe më shumë, të tjerët po vdesin në mungesë të vaksinave e kryeministri Kurti me ministrat e tij po bëjnë xhiro me në Shqipëri. Por parashikimet në Kosovë nuk janë të tilla z. Kryeministër. Janë të errëta dhe për të cilat do të mbash përgjegjësi", deklaroi Hoxhaj.

Po ashtu, edhe ish-ministri i shëndetësisë nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj ka kritikuar kryeministrit, Albin Kurtin dhe zyrtarët e tjerë të LVV-së të cilët janë parë sot në Shqipëri ku po mbahen zgjedhjet.

Zemaj ia ka kujtuar Qeverisë se sot në Kosovë janë regjistruar edhe 4 viktima nga COVID-19, ndërsa ka thënë se asnjë vaksinë nuk ka ardhur ende në Kosovë, duke kritikuar edhe heshtjen e qeverisë.

“Kokën si struci në Kosovë, e bishtin e mban lart në Shqipëri. 4 vdekje sot nga Covid 19, e sot asnjë vaksinë për të shpëtuar jetë, por edhe asnjë fjalë, veprim apo ndjejnë e Kryeministrit të Kosovës për qytetarët e vetë”, ka shkruar Zemaj.

Analisti Rron Gjinovci ka kritikuar të gjithë kosovarët që kanë shkuar sot për të votuar në Shqipëri, duke thënë se kjo është mungesë etike. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ai ka thënë se është joetike të marrësh pjesë në zgjedhje në një vend ku nuk jetojmë e nuk paguajmë taksa.

"Votimi i kosovarëve në Shqipëni është mungesë etike. Të marrësh pjesë në zgjedhjen e kahjes së qeverisjes së një vendi ku ti nuk jeton, nuk paguan taksa, nuk ke familjarë të ngushtë, pra nuk ke kurrfarë lidhje reale me te, përpos ca ideve romantike të trashëguara të cilat asnjherë nuk i janë nënshtruar kritikës, është joetike. Është ndërhyrje në jetën e qytetarëve atje që do t’i vujanë pasojat e zgjedhjes tënde”, ka shkruar ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë