Lajme

BE dënon Belgjikën për internet të ngadaltë

Sipas Gjykatës Europiane të Drejtësisë Belgjika do të duhet të paguajë një gjobë prej 5.000 euro në ditë, për sa kohë që Direktiva Europiane për vendosjen e internetit të shpejt në kryeqytet nuk është zbaruar plotësisht.
Euracativ raporton se kjo është hera e parë që një shtet anëtarë i është kërkuar të paguaj një dënim për një vepër të tillë.
Vendimi i Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Europian (GJED), me bazë në Luksemburg, vjen fill pas paditjes së Komisionit Europian dy vjet më parë, për dështimin e zbatimit të legjislacionin kombëtar të një direktive të BE-së në vitin 2014, që synon nxitjen e zhvillimit në të gjitha vendet evropiane. Gjykata fillimisht kishte kërkuar një dënim prej 54,639 euro, por më pas e uli kërkesën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë