Para

BB: Shqiptarët e kanë të vështirë të kursejnë, të parafundit në rajon

Gjatë vitit 2017, 28 % e meshkujve dhe 24 % e femrave shqiptare të moshës mbi 15 vjeç kanë arritur të lënë diçka mënjanë nga të ardhurat e tyre mujore.

Të dhënat raportohen nga Banka Botërore, pjesë e “The Little Data Book on Gender” të publikuar pak ditë më parë që përmban statistika për të gjithë kontinentet në lidhje me tregues të ndryshëm ekonomik, politik, shoqëror të parë në kënvështrimin gjinor.
Sipas të dhënave të studimit të Bankës Botërore, rezulton që vetëm 1 në 4 shqiptarë ka arritur të kursejë nga të ardhurat e tij përgjatë vitit 2017-të.

Krahasimisht me vendet e tjera të rajonit dhe botës, norma e kursimit është ndjeshëm më e lartë; vetëm Bosnje Hercegovinën lëmë pas në rajon. Të gjitha vendet e tjera kanë një normë kursimi mbi 30% në vit. Në Kanada norma shkon në 80%, në Kroaci 44% për femrat dhe 50% për meshkujt, në Danimarkë rreth 80%, Francë 63%, Gjermani 74% për femrat dhe 78% për meshkujt, në Kosovë respektivisht 33% për femrat dhe 46% për meshkujt, në Etiopi në rreth 60%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë