Njerez

BB: Gratë në Shqipëri, të drejta të kufizuara për prindërimin dhe pensionin. Asnjë ndryshim në 7 vite

Nga Gazeta ‘SI’ - Në raportin e Bankës Botërore për të drejtën e grave në biznes dhe fusha të tjera, sipas ligjit (krahasuar me burrat), Shqipëria gjendet në vendin e 38-të nga 190 vende, me pikë maksimale për 6 nga 8 treguesit kryesorë. Vendi ynë vlerësohet me 91.3 pikë nga 100, më e lartë se mesatarja europiane dhe aziatike që arrin në 84.4 pikë.

BB i referohet Indeksit për Gratë në lidhje me Biznesin dhe Ligjin 2023 sipas 8 treguesëve, nga mundësia për lëvizshmëri, vendi i punës, paga, biznesi, martesa, prindërimi, pronësia dhe pensioni. Në të gjitha këto, Shqipëria merr pikët maksimale, 100, përveç treguesit të “prindërimit”, 80 dhe “pensioni” 50.

Tek treguesi i prindërimit, BB thekson se për gratë në Shqipëri nuk ka një bazë ligjore që i siguron atyre leje prindërore të paguar pasi ajo ka lindur një foshnjë.

Për pensionin, BB jep vetëm 50 pikë referuar pensionit, pasi mosha e daljes në pensionet grave dhe burrave në Shqipëri nuk është e njëjtë.

Banka sugjeron që kjo të jetë një pikë ku shteti duhet të bëjë përmirësim.

“Për të përmirësuar treguesin e pensioneve, Shqipëria mund të konsiderojë barazimin e moshës në të cilën burrat dhe gratë mund të dalin në pension me përfitime të plota pensioni dhe barazimin e moshave në të cilat burrat dhe gratë mund të dalin në pension me përfitime të pjesshme të pensionit”, - thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Shqipëria vazhdon të ketë të njëjta pikë nga viti 2017 duke treguar se nuk ka pasur reforma përmirësuese lidhur me përfshirjen më të gjerë të grave gjatë kësaj periudhe.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë