Analize

Bazat ushtarake në Qipro, konflikt i ri mes SHBA dhe Rusisë

Greqia dhe Turqia nuk janë të vetmet që janë përfshirë në një konflikt për Qipron, pasi ishulli mesdhetar duket se është kthyer në një “mollë sherri” edhe për SHBA-në dhe Rusinë.

Rivaliteti ushtarak mes dy fuqive botërore ka mbërritur edhe në rajon, pasi planet e SHBA-së për të ngritur baza në ishull duket se ka xhindosur Rusinë. Moska paralajmëroi të mërkurën autoritetet qipriote të mos lejojnë ushtrinë amerikane të vendoset në territorin e tyre, duke thënë se një veprim i tillë do të rezultojë me "pasoja të rrezikshme dhe destabilizuese" për ishullin.

Maria Zakharova, një zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, tha se Moska ishte vënë në dijeni të ashtuquajturave "plane anti-ruse" që përfshinin Qipron dhe ushtrinë amerikane. Ajo ka deklaroi se SHBA-ja po planifikonte ngritjen e bazave operative në Qipro.

"Po marrim informacion nga burime të ndryshme se Shtetet e Bashkuara janë duke studiuar në mënyrë aktive mundësitë për të ndërtuar baza ushtarake në Qipro", tha Zakharova në një konferencë për shtyp në Moskë. "Qëllimi i saj nuk është fshehur, SHBA-ja kundërshton të rritjen e ndikimit rus në rajon ".

Maria Zakharova

Pak pas kësaj deklaratë, Prodromos Prodromou, zëdhënësi i qeverisë qipriote, tha se ishulli nuk kishte për qëllim të kthehej në një zonë të militarizuar.

"Ne duam të sqarojmë se nuk ka qenë kurrë qëllimi ynë dhe as nuk kërkojmë militarizimin e Qipros", tha ai, duke iu përgjigjur vërejtjeve të Zakharovës. "Republika e Qipros, për shkak të pozicionit të saj të favorshëm gjeografik, ofron lehtësira për misionet humanitare dhe ushtarake, por prania e tyre në rajon bëhet vetëm në rastet kur vendet bëjnë kërkesë ose kanë një memorandum mirëkuptimi me vendin tonë".

Sipas Zakharovas një delegacion i SHBA kishte inspektuar vendet potenciale për ngritjen e bazave ushtarake dhe se Uashingtoni ishte angazhuar në bisedime intensive me Nikozinë zyrtare për zgjerimin e bashkëpunimit ushtarak. Zakharova tha se Rusia kishte paralajmëruar vazhdimisht autoritetet qipriote kundër militarizimit të ishullit.

Anije ruse ne Qipro

"Përfshirja në planet e SHBA-së dhe NATO-s në Mesdheun Lindor dhe Lindjen e Mesme do të çojë në pasoja të rrezikshme dhe destabilizuese për vetë Qipron," tha ajo. "Në Moskë nuk mund ta injorojmë elementin anti-rus në këto plane (amerikane) dhe në rast se ato zbatohen, ne do të detyrohemi të ndërmarrim masa".

Qiproja është konsideruar prej kohësh një Moskën e re e Mesdheut, njohur gjerësisht si një nga qendrat e financimeve ruse në det të hapur, e vendosur së fundmi në fokus të hetimeve ndërkombëtare.

Qiproja ka mundësuar maskimin e fondeve të mëdha një mënyrë të sofistikuar, duke u kthyer kështu në “lavatriçen kryesore” të Rusisë për pastrimin e parave.
Gjithçka filloi pasi qeveria qipriote modernizoi programin e dhënies së pasaportave, në mënyrë që ishulli të rimëkëmbej nga kolapsi i sistemit bankar të 2013 dhe nga reçensioni që pllakosi rajonin.

Tanimë të huajt mund të bëhen qytetarë qipriot për më pak se gjashtë muaj në këmbim të një investimi prej të paktën 2 milion eurosh.
Që atëherë, kombi ishullor ka lëshuar rreth 2,000 pasaporta për qytetarë rusë. Anëtarësimi i ishullit në BE gjithashtu e bën pasaportën qipriote një biletë të artë, duke mundësuar udhëtimin në 147 vende, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Japoninë, pa marrë vizë paraprakisht.

Shitja e shtetësisë evropiane ka ngritur shqetësime në mesin e deputetëve të Bashkimit Europian, të cilët thonë se kombi i vogël mesdhetar po konsiderohet si dera e pasme për në Europë.

Një nga arsyet pse rusët pajisen me pasaporta është se nënshtetësia qipriote i ndihmon të shmangin sytë e uritur të qeverisë së tyre dhe të paguajnë taksa më të ulëta. Gjithashtu, marrja e nënshtetësisë mund ta bëjë më të lehtë lëvizjen e parave, sepse bankat i shohin ata si investitorë vendas dhe jo si të huajt të dyshimtë.

Arsyeja më e madhe pse biznesmenët rusë që i transferojnë paratë e tyre në Qipro ose vende të tjera në det është se kanë frikë se mos i humbasin- tha Svetlana Ledyaeva, profesoreshë në Universitetin ‘Aalto’ në Finlandë- Rusia është e paqëndrueshme politikisht dhe një rus mund të shkojë për të fjetur si miliarder, por mund të zgjohet në burg, pa asnjë kacidhe, pasi e gjithë pasuria e tij do të jetë konfiskuar brenda natës nga qeveria.”

Por marrëdhëniet me Moskën janë tensionuar gjatë dy viteve të fundit për shkak të kontrolleve më të rrepta në sektorin financiar dhe qëllimet e SHBA-së për të rritur prezencën ushtarake në ishull.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë