Futboll

Bayern “ia bën 8 me 2” Barcelonës, gjermanët argëtohen, katastrofë historike për spanjollët (video)

Një leksion i vërtetë futbolli. Kështu mund të konsiderohet performanca e Bayern Munchen në ndeshjen kundër Barcelonës në çerekfinalen e Champions League. Një përballje titanësh, mes 2 skuadrave ndër më të fortat në Europë. Ndeshja nisi vrullshëm për të dyja skuadrat dhe në minutën e 3-të Thomas Muller shënoi për Bayernin, ndërsa avantazhi i gjermanëve nuk zgjati shumë pasi në minutën e 7-të Alaba shkaktoi autogol.

https://streamable.com/ziuqxu

Pas barazimit ‘’aksidental’’, bavarezët shfaqen të frikshëm. Perisic kaloi përsëri në avantazh gjermanët në minutën e 22-të, ndërsa Barcelona pothuaj nuk u shfaq fare, me Messi-n që nuk la gjurmë.

Gnabry i çoi shifrat në 3-1, atëherë̈ kur Barcelona po merrte veten dhe po rrezikonte, ndërsa Muller shënoi golin e katërt në minutën e 31-të. Dygolësh i sulmuesit, që vulosi pjesën e parë.

Një pjesë e dytë që nisi po me ritmin e së parës, me Suarez që ngushtoi rezultatin me një gol të shënuar në minutën e 57-të, por entuziazmi zgjati pak, pasi Kimmich shënoi të pestin për gjermanët në minutën 63-të.

Në minutat në vazhdim, Bayern Munchen shënon edhe tre gola të tjerë̈ duke e kthyer ndeshjen me Barcelonën si lojë fëmijësh. Leewandowski shënoi golin e gjashtë me një asist të Coutinho. Braziliani hakmerret kundër ish-skuadrës së tij, duke shënuar edhe dy gola të tjerë që e çojnë rezultatin në një̈ 2-8 të paprecedentë nw historinë e Champions.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë