Art dhe Kulture

Bastet favorizojnë Elenin. Eugent Bushpepa i parafundit

Gjysmëfinalet e Eurovizion përfunduan dhe në finalen e madhe të së shtunës janë përcaktuar tashmë 26 finalistët.

Fituesi, për shumicën e ndjekësve mbetet një mister që do të zbulohet vetëm në natën finale, por për kompanitë e basteve është një garë mes dy këngëve.

Bastet kuotojnë shqiptaren Eleni Foureira, që përfaqëson Qipron në këtë edicion me këngën e saj “Fuego”, si favoriten kryesore dhe fill pas saj renditet Toy e këngëtares izraelite, Netta.

Eleni Foureira gjatë performancës së saj në gjysmëfinale

Para gjysmëfinaleve, “Fuego” e Elenit dhe “Toy” e Netta-s kuotoheshin favorite në shifra thuajse të barabarta. Por, performanca “live” e këngëtares izraelite ishte poshtë pritshmërive të publikut dhe ekspertëve, çka detyroi kompanitë e basteve që të rishikojnë koefiçientët dhe të favorizojnë më fort për çmimin e madh këngën e Qipros.

Eugent Bushpepa dhe kënga e tij “Mall” kuotohet e parafundit nga kompanitë e basteve, duke lënë pas vetëm këngën konkurruese të Serbisë.

Eugent Bushpepa këndon "Mall" në gjysmëfinalen e parë të Eurovizion

Pas Izraelit, bastet kuotojnë Francën dhe Gjermaninë, ndërsa e pesta sa i takon renditjes së favoritëve, sipas BetFair është Ermal Meta, që përfaqëson Italinë me këngën “Non mi avete fatto niente”, në bashkëpunim me Fabrizio Moron.

Kuotimet sipas BetFair

11/10 – Cyprus
3/1 – Israel
12/1 – France
14/1 – Germany
16/1 – Sweden
20/1 – Italy
20/1 – Ireland
22/1 – Lithuania
25/1 – Norway


 
30/1 – Australia
33/1 – Estonia
40/1 – Czech Republic
50/1 – Bulgaria
50/1 – Finland
50/1 – Moldova
50/1 – Hungary
60/1 – Denmark
66/1 – Austria



80/1 – Spain
100/1 – Ukraine
100/1 – Netherlands
200/1 – United Kingdom
200/1 – Slovenia
200/1 – Portugal
250/1 – Albania
300/1 – Serbia



 

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë