Futboll

Bast për fitoret e Milanit dhe Breshias, Tonali nuk ka borxhe dhe rrezikon 1 vit stop

Gazeta Si – Pakti për çështjen e basteve mund të vijë para së mërkurës së Championsit. Mesfushori mund të ndalet menjëherë. Në Prokurori ka paraqitur një certifikatë varësie nga bastet.

Sandro Tonali do të arrijë një marrëveshje me Prokurorinë federale në një kohë shumë të shpejtë, me shumë mundësi para ndeshjes së Championsit mes Njukasëllit dhe Borusia Dortmund. Futbollisti ka pranuar përgjegjësitë e tij, që janë edhe shkelje e rregullave që ndalojnë bastet sportive.

Vështirë të parashikohet dënimi sportiv, por mund të ketë një pakt me të njëjtat modalitete si Nikolo Faxholi, 7 muaj pa ndeshje dhe 5 muaj për një plan terapeutik, një fushatë për t’u shpjeguar të rinjve rrezikun e ludopatisë.

Dënimi më i mundshëm është skualifikim për një vit, ose pak më shumë. Deklaratat e Tonali para prokurorëve kanë qenë pa kontradikta. Ai ka pranuar se ka vënë baste për Milanin dhe me shumë mundësi edhe për Breshian në kohën që luante për të. Por gjithmonë për fitore, sepse në të kundërt do të hapej një kapitull tjetër për vepër penale dhe dënimi do të ishte shumë më i rëndë.

Mesfushori ka paraqitur edhe një certifikatë mjekësore për varësinë nga batet. Tonali e takoi prokurorin në një vend të rezervuar, para se të dëshmonte në Torino. Ish-lojtari i Milanit ka bërë të ditur se nuk ka asnjë borxh dhe se nuk ka marrë asnjë kërcënim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë