Rend dhe Ligj

Bashkëshorti i deputetes së PS, drejt kthimit në Prokurori

Këshilli i Lartë i Prokurorisë propozon emrin e Bledar Valikajt për prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, duke ekzekutuar vendimin e Gjykatës Admistrative të Apelit. Ai është bashkëshorti i deputetes së PS, Ermonala Felaj, që më 2015, presidenti i asaj kohe, Bujar Nishani nuk e dekretoi si prokuror. Kjo bëri që Valikaj të kundërshtonte në Gjykatë.
Gjykata Administrative, në maj 2016, pranoi kërkesën e plotë të paditësit Bledar Valikaj. Por pasi ish-presidenti Nishani nuk u shpreh sërish, paditësi Valikaj i drejtohet me kërkesë Gjykatës Administrative të Apelit, në të cilën kërkon saktësimin e vendimit të shkallës së parë dhe, më konkretisht, kërkon “Detyrimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të bëjë emërimin si prokuror të paditësit Bledar Valikaj”.

Shkresa e KLP për çështjen Valikaj


Këshilli i Prokurorisë, i mbledhur sot, ka shqyrtuar kërkesën e vetë Bledar Valikajt, për ekzekutimin e vendimit të formës së prerë të Gjykatës Administrative të Apelit nr.309 dt. 06.02.2019.
Për këtë Këshilli ka vendosur që të pranojnë kërkesën e Valikajt, duke nisur procedurën për verifikimin e pasurisë dhe figurës kandidat për prokuror.
“Ngarkohet administrata e Këshillit që, jo më vonë se 2 ditë punë nga dita e miratimit të këtij vendimi, të hartojë dhe të përgatisë për firmën e kryetarit të Këshillit, shkresat që u drejtohen institucioneve të parashikuara në nenin 32/2 të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” për verifikimin e pasurisë dhe figurës së kandidatit”, thuhet në pikën dy të p/vendimit të KLP-së.
Kështu, është përcaktuar se brenda 45 ditëve do të realizohet procesi i verifikimit të kandidaturës nga ana e institucioneve përkatëse.

Vendimi i Gjykatës që detyron KLP ta kthejë në detyrë Bledar Valikajn

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë