Politike

Bashkë në Kuvend, por jo protestë / Bardhi: Vendimi ndaj Berishës, antikushtetues

Gazment Bardhi i qëndroi në krah në Kuvend por nuk iu bashkua Berishës në protestën e thirrur jashtë. Në një prononcim për mediat, Bardhi tha se vendimi për heqjen e imunitetit ndaj Berishës është antikushtetues.  

 “Vendimi antikushtetues i Kuvendit ndaj Sali Berishës, miratuar vetëm me votat e Edi Ramës pa arsyetim dhe prova, është akt i mirëfilltë politik. Shpërfillja e Kushtetutës dhe ligjit në rastin konkret, është standardi më i keq i vendosur në një shoqëri demokratike. Cilido duhet të jetë i barabartë përpara ligjit, por barazia duhet të ekzistojë edhe në të drejta. Një standard për bashkëpunëtorët e Edi Ramës dhe një tjetër standard tërësisht i ndryshëm për kundërshtarët e Edi Ramës, nuk është as barazi dhe as i së drejtës”, tha Bardhi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë