Politike

Basha voton në zgjedhjet e PD: Luftë krimit në politikë

Kryedemokrati Lulzim Basha votoi sot në mbrëmje për zgjedhjet e brendshme të PD-së në zyrat e degës numër 8 në Tiranë.

Pas votimit, në një deklaratë për mediat, Basha tha se ka nisur procesi i ofrimit të një modeli kundër infiltrimit të krimit në politikë.

“Betejë që e kemi nisur duke ofruar një model të hapjes, konfirmimit të vlerave, të luftës pa kompromis kundër infiltrimit të krimit në politikë dhe ofrimit të një modeli të ri, të një modeli të vlerave, të një modeli të energjive patriotike, të një modeli të konkurrencës së lirë që nesër do ti ofrojmë Shqipërisë dhe shqiptarëve për ti çliruar nga zgjedhja e krimit dhe korrupsionit”, tha kreu i PD-së.

Proceset zgjedhore për të zgjedhur kryetarët e partisë demokratike në rrethe, sipas një urdhri të Lulzim Bashës, kanë nisur në datën 23 nëntor dhe do të përfundojnë në 2 dhjetor, për t’i hapur rrugë më pas Kuvendit Kombëtar.

Më tej ai shton se ky proces do t’i hapë rrugë strukturave të reja të PD që do të luftojnë ndaj infiltrimit të krimit në politikë dhe do të ofrojnë një model të ri.

“Kjo do ti hapë rrugë Kuvendit Kombëtar të PD, zgjedhjes së Këshillit Kombëtar, dhe krijimit të shtabeve elektorale dhe politike të Partisë Demokratike dhe të mbarë opozitës për betejën e madhe që na pret, betejë të cilën e kemi nisur duke ofruar një model të hapjes, të konfirmimit të vlerave, të luftës pa kompromis kundër infiltrimit të krimit në politikë dhe ofrimit të një modeli të ri, të një modeli të vlerave, të një modeli të energjive patriotike, të një modeli të konkurrencës së lirë, që nesër do tua ofrojmë shqiptarëve dhe Shqipërisë për ti çliruar nga zgjedhja e krimit dhe korrupsionit. Ju uroj suksese kandidatëve dhe dua të shpreh vlerësimin për pjesëmarrjen maksimale në këtë proces votimi anembanë vendit”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë