Politike

Basha: Vettingu në politikë largon të korruptuarit  

Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjatë një bisedë të zhvilluar me banorë të njësisë numër 1 në Tiranë tha se vettingu në politikë largon të korruptuarit.

"Lufta kundër korrupsionit, dhënia fund e arrogancës qeverisëse dhe taksidarëve të saj qendrorë e lokal, kalon edhe përmes pastrimit të politikës. Propozimi ynë për vetting-un e politikanëve,  largon të korruptuarit nga politika, duke i hapur rrugë njerëzve që shkojnë në parlament dhe bashki për t’u shërbyer qytetarëve, jo interesave klienteliste dhe kriminale.  Siç është bërë vettingu i gjyqtarëve dhe i prokurorëve, siç bëhet vettingu i punonjësve të policisë dhe i punonjësve të gardës, të bëhet dhe vettingu i politikanëve. Kush e justifikon pasurinë e vet dhe të familjes së vet, të vazhdojë. Kush nuk e justifikon, nuk mund të vazhdojë më të jetë përfaqësues i interesave të qytetarëve", - tha Basha


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë