Politike

Basha ua lë në dorë profesionistëve Himnin

Protestën e 21 shkurtit, ditën kur opozita dorëzoi masivisht mandatet e deputetëve, Lulzim Basha e mbylli në oborrin e Partisë Demokratike, ku pasi u foli mbështetësve se me këtë akt kishte nisur rrëzimi i Ramës, këndoi Himnin Kombëtar.

Himni nuk është një pjesë e lehtë për t’u kënduar, as nga profesionistët, jo më nga amatorët. Por, Basha mori përsipër rreziqet dhe testoi veten.

Mungesa e përvojës si tenor, të paktën publikisht dhe ndoshta edhe nga lodhja, bënë që Lulzim Basha të stononte në disa momente. Aq mjaftoi që videoja dhe pamjet të shndërroheshin në hit në rrjetet sociale, ku vërshuan memet dhe shpotitjet plot ironi e sarkazëm nuk munguan.

https://www.facebook.com/gazetasi.al/videos/2480682278626677/

Këtë herë, për të shmangur nga supet e liderit të opozitës ironitë dhe sarkazmën e rrjeteve sociale, Lulzim Basha kishte zgjedhur që të kërkonte ndihmën e një profesionisti, që e gjeti në radhët e partisë që drejton.

Në mbylljen e protestës së 5 marsit, Himni u këndua nga tenori Rudin Sata. Sata është anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe i pranishëm në protestat e fundit të saj. Ai ka qenë tenor në Teatrin e Operas dhe Baletit, nga ku e kanë hequr, ndërkohë që vjet drejtonte Sindikatën e Artistëve në negociatat me Qeverinë për mosprishjen e Teatrit Kombëtar.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/425926304810095/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë