Politike

Basha: Tirja i qeverisë rriti taksat për 97% të shqiptarëve, koha për ndryshim

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha për mediat se, “Shqipëria është në krizën më të thellë ekonomike krahasuar me çdo vend tjetër të rajonit”.

“Sapo kam pasur një komunikim në Zoom me disa nga drejtuesit kryesor të Bashkimit Europian, përfshirë komisionerin për zgjerimin Olivér Várhei, kryetarin e komisionit të punëve të jashtme të parlamentit Europian, David McAlister, drejtues të tjerë të lartë të Bashkimit Europian, të Parlamentit Europian, ku kam folur edhe për ndihmën e jashtëzakonshme që Bashkimi Europian i ka ofruar Shqipërisë, por edhe për ndihmën ekonomike dhe ndihmën në sektorin e shëndetësisë që Bashkimi Europian do t’i ofrojë Shqipërisë në të ardhmen.

Një gjë është e qartë si drita e diellit. Për shkak të dështimit të Edi Ramës, Shqipëria është sot në krizën më të thellë ekonomike krahasuar me çdo vend tjetër të rajonit”, tha ai.

Sipas tij, në 8 vite, Edi Rama i ka rritur taksat duke ju marrë shqiptarëve 3 miliardë euro më shumë.

“97% e shqiptarëve, paguajnë sot më shumë taksa se 8 vite më parë. 40% pothuajse e të ardhurave të biznesit shkon kosto e taksave të rritura të Ramës...

Tirja i qeveris që ju ka marrë paratë shqiptarëve, ju ka marrë parat familjeve shqiptare ku 97% e shqiptarëve paguan më shumë taksa, ju ka marrë parat biznesit shqiptarë dhe këto para në vend që ti kthej në shërbime dhe investime ja ka dhënë një grushti klientësh të vetë.

Nuk mundet më të fshihet dhe as të fshehë dështimin e tij duke fajësuar këdo, përfshirë së fundmi edhe Bashkimin Europian”, tha Basha, duke nënvizuar se është koha për ndryshim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë