Politike

Zbutet Basha, bën thirrje për bojkot në 30 qershor. Rama i kujton lobim me para ruse

Partia Demokratike i bën thirrje shqiptarëve që të bojkotojnë zgjedhjet lokale të 30 Qershorit. Apeli u lëshua nga vetë kryetari i PD-së, Lulzim Basha në deklaratën për median. Një strategji e re kjo e opozitës e cila, vjen pas takimeve që faktori ndërkombëtar zhvilloi të martën paradite në selinë blu. “Braktisini mediat e tij! Braktisini shërbëtorët e tij publikë! Ngrini zërin kundër tyre! Protestoni kundër tyre! Pengojini ata! Mos besoni propagandën e Edi Ramës! Mos besoni gënjeshtrat e lakejve të tij! Mos u bëni pjesë e shfaqjeve banale, që Edi Rama prodhon me mitingjet dhe aktivitetet e tij! Refuzojeni Edi Ramën! Refuzojini biznesmenët e tij grabitqarë! Refuzojini kriminelët që ai mban pranë! Refuzojini ata moralisht! Refuzojini shpirtërisht! Mbi të gjitha, braktiseni Edi Ramën politikisht! Unë e di se shumë njerëz të ndershëm, që punojnë në administratën publike apo që kanë biznese të vogla, apo veprimtari të tjera që kontrollohen nga inspektorët, policët apo veglat e tjera të Edi Ramës, janë nën terror për të dalë të dielën në zgjedhje. Por unë ju ftoj që t’i braktisni!”, deklaroi Basha.

Kryedemokrati u shpreh se “Rama po tenton të bëjë edhe zgjedhje me një parti politike, njësoj si në kohën e Ramiza Alisë, që bëri pluralizëm falso. U përpoq që në vitin 1991 të bëjë zgjedhje me komuistët e tij, por dështoi”.

Në konferencën e tij për media, Basha u ndal edhe te përgjimet, ku theksoi se avokati i pajtuar për këtë çështje do të jetë një kosot për taksapaguesit shqiptarë. “Tre dekada më vonë, sot, Edi Rama shpalli se ka pajtuar një avokat gjerman kundër gazetarit Peter Tiede.  Është një nga avokatët më të shtrenjtë në Europë, që faturon të paktën 13 euro për minutë. Të gjithë klientët e këtij avokati janë multimilionerë dhe miliarderë dhe, mes tyre mbretër, dhe sulltanë. Nuk është e rastësishme që në këtë listë, tani, do të jetë edhe Edi Rama, një nga njerëzit më të pasur të Ballkanit. Padia që ka bërë mund të kushtojë qindra mijëra euro. Por Edi Rama nuk i asgjë as as milionat”, Basha.

Reagimi i Ramës: Politika është shah, artist

Për herë të parë kryeministri ka reaguar ndaj qëndrimit të kryedmokratit, ku me anë të një postimi në Twitter i kujton atij se politika është shah dhe aferën me lobimet me fondet në SHBA. “Artist, ti nuk zhgënjen kurrë, je njish! Je i pandehur për qindra mijëra euro ruse a dreqi e di ç’janë, të cilat po dreqi e di sa versione do sajosh deri në gjyq për t’i justifikuar dhe del e bilbilon për krimin që do paguaka avokatin gjerman për të luftuar lirinë e medias në Gjermani”, shkruan Rama.

Më tej ai thekson se faturat për pagesën do të bëhet publike në Shqipëri. “Se kuptove kurrë o njish që është shah politika, jo kukamçefthi as topa luftash, po mos u mërzit! Gjyqi do bëhet në Gjermani, faturat do publikohen në Shqipëri dhe e vërteta për tërë atë çorbë të prishur që gatuat, për ta helmuar këtë vend e miqtë e tij, do dalë e plotë. Gjermanisht”, mbyll Rama reagimin e tij.

 

Më Shumë