Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një bisedë me gazetarët në selinë e PD-së ka reaguar sërish për Teatrin. Ai e nis fjalën e tij duke e cilësuar këtë ligj atentat ndaj lirive të qytetarëve dhe shprehet i habitur nga mosreagimi i ndërkombëtarëve. I vetmi që ka reaguar është Europa Nostra.
“Por kemi një reagim nga një institucion i rëndësishëm i trashëgimive kulturore, Europa Nostra. Ajo e konsideron Teatrin pjesë e trashëgimisë kulturore europiane. Edi Rama dhe lakejtë e tij janë sulur për të shkulur kompleksin e Teatrin me të gjithë historinë e tij”, u shpreh Basha.
Por për këtë projekt mafioz të Teatrit, ai akuzon drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama duke thënë që tjetërsimi i Teatrit ka nisur 20 vjet më parë, kur ai ishte ministër i Kulturës.
“Tentativa për këto Kulla është marrë para 20 vitesh kur Edi Rama ishte ministër Kulture, se duhet t’i themi 18-vjeçarëve që Edi Rama ka 20 vite në politikë. Nuk ka hequr dorë, dhe prej ditës së parë në karrigen e kryeministrit, ka hedhur hapat për realizimin e ëndrrës së tij. Është projekt mafioz. Do përfitohen 205 milionë euro fitim nga afera korruptive”, tha Basha.
Në fund ai u bën thirrje qytetarëve të thjeshtë ku thotë se këtë që po kryeministri me Teatrin Kombëtar, nesër do ta bëjë me pronat tuaja, me shtëpitë tuaja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.