Lajme

Basha: S’mjafton ikja e Ramës. I gjithë sistemi duhet shembur

Pas një takimi përreth një orë e gjysmë me zyrtarin e lartë të BE-së, Christian Danielsson, Basha është shprehur për gazetarët se duhet shembur i gjithë sistemi. Pra, zyrtarit Danielsson i është paraqitur një vizion i ri nga opozita, ku nuk është më qëllim vetëm rrëzimi i kryeministrit Edi Rama, qeveria teknike dhe zgjedhjet e parakohshme.
“Opozita sot ka pasur një mundësi tjetër jo thjesht dhe vetëm për të shprehur vendosmërinë e saj për t’i qëndruar kësaj beteje, por kemi shprehur dhe vendosmërinë tonë që jo thjesht të largohet Rama, por të shembet ky sistem. Për të ndërtuar një sistem vlerash europiane në vend”, është shprehur Basha për gazetarët.
Basha tha se opozita e konsideron regjimin e Ramës të mbaruar, një kufomë politike.
“Formula e zgjidhjes është kjo: Regjimi i Edi Ramës ka mbaruar, shqiptarët e kanë përcaktuar rrugën ku do të ecin”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë