Politike

Basha: Shqipëria fiton kur një qeveri nuk është ortake me oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në një biznes prodhues në Fllakë të Durrësit për të shpjeguar programin për Energjinë.

Kreu i PD tha se ka vetëm një rrugë që Shqipëria të fitojë: “Një qeveri që nuk është ortake me oligarkët, por partnere me biznesin dhe me qytetarët”.

“Kur bëmë prezantimin e platformës për energjinë më shkruajti dikush tha; pse thua gjenerator? Nuk them unë i thash, e ka nxjerr Banka Botërore që një në dy biznese prodhuese shqiptare përdorin gjenerator. Në vitin 2021! Sepse nuk ju sigurohet energjia e pandërprerë. Dhe po të mos kesh energjinë e pandërprerë, biznesi ka kosto që nuk krahasohen me koston e një familjari apo të një kompjuteri.

Pra gjëja e parë kur thua energjia është fatura e energjisë që i vjen çdo familje, çmimi i energjisë që i shkon çdo familje. Dhe pa diskutim kur kemi fol për energjinë kemi fol edhe në kontestin e mbi 70% e familjeve shqiptare të cilët nuk janë në gjendje të paguajnë faturën e energjisë, ose e paguajnë e pastaj s’u mbetet asgjë për konsumin dhe kjo është një situatë që ka 7-8 vjet që mbizotëron...”, tha Basha  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë