Lajme

Basha shpërndan protestën pas miratimit në Kuvend të KLP e KLGJ

Rreth orës 19.45, brenda sallës së Parlamentit, maxhoranca kaloi për miratim kërkesat e strukturës organizative të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dy nga institucionet kyçe të reformës në drejtësi.
Për vitin 2019, KLGJ dhe KLP kërkojnë në total rreth 490 milionë lekë. Paratë janë të ndara sipas zërave të shpenzimeve, ku peshën më të madhe e zënë pagat dhe sigurimet për punonjësit.
Në rendin e ditës gjithashtu janë miratuar edhe dy projektligjet për titujt e pronësisë, si dhe caktimi i një anëtari dhe kryetarit të bordit të ERE-s, si dhe të 3 anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit.
Pas përfundimit të seancës parlamentare, kryedemokrati Lulzim Basha u ka bërë thirrje që të tërhiqeshin nga rrethimi i Parlamentit. Protestuesit janë mbledhur në fund përballë selisë së Partisë Demokratike, ku Basha ka falenderuar të gjithë pjesëmarrësit në tubimin e sotëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë