Para

Basha: Rama mburret se u shtoi shqiptarëve një borxh të ri

Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama që e konsideroi emëtimin e eurobondit 650 mln euro me kushte të favorshme dhe ironizoi me akuzat e hedhura nga opozita për gjendjen e ekonomisë.

“Shqipëria e zhytur në borxhe kurse Kryeministri mburret se merr borxh të ri! Me nivel borxhi 74 për qind, me detyrime të prapambetura 600 mln euro, me koncesione abuzive 2,2 mld euro dhe me krizën më të thellë ekonomike me rënie 9 për qind, sot mburret se po i shton çdo shqiptari edhe një barrë të re!‬”, shkroi Basha.

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1270414586722897921

Kreu i opozitës thotë se shpëtimi i vetëm për ekonominë nga ajo që e cilëson krizë e thellë është largimi i Ramës.

“Ka ardhur koha për ta larguar Ramavirusin, që e zhyti ekonominë në krizën më të thellë, që mbylli bizneset, shpunësoi e largoi shqiptarët. Ka ardhur koha për të parë përpara dhe për ta bërë Shqipërinë vend normal e të zhvilluar”, shkruan ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë