Lajme

Basha: Rama, hajduti që nuk belbëzon asnjë fjalë për Dakon

Kryedemokrati Lulzim Basha e nis sërish ditën e sotme me një reagim për Teatrin Kombëtar.
Sipas Bashës, projekti i Teatrit nuk është gjë tjetër veçse një projekt kriminal i treshes Rama-Veliaj-Mafia. Ndërkohë e sulmon kryeministrin edhe për rastin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, që iu mohua viza nga SHBA, duke i vënë në pah mosreagimin për rastin në fjalë.

Në një video të publikuar në “Facebook”, nënvizohet se kryeministri nuk ka thënë asnjë fjalë pas vendimit të DASH që i ndalon ish-kryebashkiakut të Durrësit, dhe familjes së tij hyrjen në SHBA.

“Afera e 6 kullave 200 milionë euro e treshes Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës është obsesioni dhe makthi i hajdutit psiqik që akoma nuk ka belbëzuar asnjë fjalë për ortakun dhe bankomatin e tij personal Vangjush Dako”, shkruan Basha në “Facebook”.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/485148455573177/?__xts__[0]=68.ARBoRVveVFwwp_TfLfnEVZHtUZxNbolvEJIAXBs--q3rko0bovB3o20awhhyFMCc3Ys9DzQsjPW7Y8qc2fJ9XF85Uep2UIXaicgqBmsqpTm_HzzpmpUb6BcMZ3MqGahi1-BSZ3yur4RvxYHT5Q7KJsux0Y8ASaKh77AF26XqqwZcNx7Pk51Tf-K8-tn9jyL9b_QD67qS2IZSjBejP4p91ewGcJgZ4CBtOKah-YjfyqbCGCNBHKKPhMTkWoZH356Kgstt4zrVdts1y7zfH-AkdTIV5hMLWVPV1aRxx-8XboKerLfzsgYYrm0JeV5sPhoPi-oHYFAsoOnLfbaueCT57RRX53P0nteaS8n2vQ&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë