Politike

Basha: Rama e pati shansin 7 vjet, nuk bëri asgjë, tani duhet të ikë

Ashtu si kryeministri Edi Rama, edhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha shprehet i sigurtë se opozita fiton bindshëm zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Basha u përpoq ta shfokusonte vëmendjen nga deklaratat e Ramës të tipit; “se po votove PD merr si paketë Monën dhe Ilirin”

“Rama e di mirë se do humbasë zgjedhjet kjo është arsyeja pse përhap ditë përditë lajmet ë rreme, hapin thashetheme, flasin sikur kanë zbritur dje në Shqipëri.

Por taktika e tij nuk ecën më, e di që s’do humbasë thjesht dhe thellë nga vota popullore!

Rama e pati shansin 7 vite në krye të vendit për të mbajtur premtimet me të cilat erdhi në pushtet!

Veten e ka treguar shumë mirë, tani është koha për ndryshim e shqiptarët duan e do kenë ndryshim, asgjë nuk e shpëton Ramën nga llogaridhënia para shqiptareve për 7 vite dështim keqqeverisje e premtime të përmbajtura”, tha Basha.

Kryetari i opozitës u fokusua gjatë konferencës për shtyp tek situata në vend e pandemisë, si dhe tek debati për inceneratorët, duke iu drejtuar sërish SPAK-ut.

“Pyes SPAK se çfarë po bën me autorët e vjedhjes 75 milion euro po mbaron.

Pyes SPAK, pse nuk keni marrë asnjë nga personat e përfshirë në aferën e plehrave?

Pyetje SPAK-ut: Ku jeni me hetimet?

Zotërinj të SPAK, çfarë ju pengon të veproni tani që faktet i dinë të gjithë qytetarët? Arsyeja përse ekzistoni (SPAK)  është të hetoni korrupsionin e zyrtarëve të lartë. Nëse keni nevojë për ndihmë ndaj Mafies, ju përsëris se opozita dhe qytetarët do të jenë krah jush. Nuk ka shqiptar që të mos e dijë se kolapsi i shëndetësisë është pasojë e vjedhjes së parave të të shqiptarëve”.

Basha foli për përgjegjësi nëse SPAK nuk vepron. “...Nëse prokurorët e Spak nuk do të marrin masa, do të mbajnë dhe ata përgjegjësi.

Ndryshimi që vjen nga largimi i Ramës do të çlirojë edhe SPAK nga presioni i mafias në pushtet.

Qeveria e dalë pas 25 prillit do bëjë që njerëzit të marrin ndihmën që u takon jo të vjedhë Rama e Ahmetaj me shokë. Ndërsa këta që janë sot do të shkojnë para drejtësisë...”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë