Lajme

Basha publikon videon: Teatri, aferë 200 mln €

Pas kryeministrit Rama, edhe kryedemokrati Basha vijon me reagimet për Teatrin Kombëtar në rrjetet sociale.
Ndërkohë që Rama publikon mesazhe të njerëzve të artit që janë pro shembjes së Teatrit, Basha nga ana e tij këmbëngul se projekti i Teatrit është një projekt kriminal.
Kryedemokrati akuzon kreun e qeverisë se po përdor këdo për të mbrojtur aferën Rama-Veliaj.
Basha ka postuar edhe një video në “Facebook”, të asaj që e quan plani Rama-Veliaj-Mafia i Ndërtimit dhe Drogës për 6 kullat 200 milionë euro, sipas Bashës, arsyeja e vetme për prishjen e Teatrit Kombëtar.
“Hajduti psiqik Rama vazhdon të përdorë e keqpërdorë këdo që i del para për të mbrojtur aferën Rama-Veliaj- Mafia të 6 kullave 200 milionë euro.
Pa kullat nuk ka asnjë interes për teatër të ri. Afera Rama-Veliaj-Mafia po bën pis dhe hedh dyshime korrupsioni financiar mbi këdo që përdoret dhe nuk distancohet nga kjo aferë e tmerrshme kriminale dhe hajdutërore. Sepse gjoja debati për Teatrin Kombëtar është në fakt për 6 kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin. Sepse për Rama-Veliaj-Mafian e Ndërtimit dhe të Drogës nuk ka Teatër pa kulla”, shkruan Basha në “Facebook”.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/356537341657164/?__xts__[0]=68.ARBmuRsxLqVn0i9OPBb9Px_f0JQEzqT74jQr8BOFbzpBAd8DkCEgSVbG1VH2X75OrFg2MkXO5GYW1sjhmgnoGcJZ7_eKvA92RqZadsg6O5YJj2DyAcWdQBf-OCkb7VCRq5j8wr1V7Zr6nB3uDxVJDHchmDGPqAodhun68wW2SzVCyyv7Bnx8bPoMxOcQx63OwVjUsX5YdJvWj8xvF0a7cbRBYpjYqTE5a_4V5BFmNLEAwLkijBphKPDoheUskZhAxGjbJIMrZ-HkiXdANbi9IyRfbyPtzUMO8zU-RvYBzJSu3jnzMyDNj9TbMLaisTZR99Bt08CuNb29-MbPgYcCUGcP78jaPOH7lZtveQ&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë