Politike

Basha propozon amendamentin: Kur SPAK kërkon autorizim, deputeti heq dorë vullnetarisht nga imuniteti

Ndërsa të hënën Këshilli për Rregulloren dhe Imunitetin mblidhet për kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj Sali Berishës, PD zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha do të propozojë një ndryshim të rregullores së Kuvendit që i përshtatet këtij zhvillimi.

Paralelisht të enjten kalojnë ndryshimet në rregullore të propozuara nga PS-ja.

Grupi i Bashës po përgatit një amendim të rregullores për t’ia bashkëngjitur.

Sipas amendamentit, në momentin që nis legjislatura e re, deputetët duhet të bëjnë një deklarim paraprak, që heq dorë nga imuniteti në rast se nis një hetim për të, duke i hapur rrugë automatikisht autorizimit të kërkuar nga organet e drejtësisë. Propozimi ende nuk është zyrtarizuar në Kuvend.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë