Politike

Basha pro zgjidhjes për “Detin”nga Gjykata Ndërkombëtare, propozim i hershëm i tij

Duke ecur me logjikën e shprehur prej vitesh se çështja e “Detit” me Greqinë është mbarsur me retorikë politike brenda Shqipërisë, por dhe Greqisë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, që në 2009 firmosi si ish-ministër i Jashtëm një marrëveshje të rrëzuar më pas nga Gjykata Kushtetuese, ka sugjeruar prej kohësh një qëndrim të hershëm dhe nën zë të Greqisë për t’ju drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, apo një gjykate tjetër.

Në takimin me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Basha përsëriti të njëjtin qëndrim.

“Sot pata kënaqësinë të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë Nikos Dendias. Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok, të zgjidhim çështjet e mbetura pezull dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, përfshirë edhe lehtësitë për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi.

Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh, se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për abrogimin e ligjit të luftës. Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare e falenderova atë për mbështetjen e çmuar që Greqia po i jep vendit tonë në procesin historik të integrimit europian”, thuhet në njoftimin për shtyp të PD.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë