Politike

Basha pret Krichbaum: Inkurajojmë SPAK për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur në selinë e PD-së, që ndodhet pranë kryesisë së Kuvendit, Gunther Krichbaum, Zëdhënës i Çështjeve Europiane të Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestag dhe anëtar i Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane.

Në këtë takim Basha ka dhënë edhe mesazhin se forca e tij politike mbështet punën e SPAK në luftën kundër korrupsionit.

“Shqipëria renditet ndër vendet më të korruptuara ne botë dhe kjo e bën edhe me emergjente luftën kundër këtij fenomeni. Partia Demokratike mbështet punën e institucioneve të drejtësisë dhe inkurajon SPAK të vijojë me vendosmëri përpjekjet për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të çuar para drejtësisë ata që kanë abuzuar më paratë dhe besimin e qytetarëve”, ka deklaruar Basha në këtë takim. Ndërsa ka prezantuar drejtuesit e rinj të PD-së, Basha e ka cilësuar si një domosdoshmëri vetingun në politikë dhe propozimin për 100 përqind lista të hapura të deputetëve.

Duke u ndalur te zhvillimet në Partinë Demokratike. Basha theksoi se partia është në një proces riorganizimi të saj, ku shumë të rinj tashmë janë bërë pjesë e përgjegjësisë për të ndërtuar alternativën që presin dhe  duan shqiptarët. Brenda marsit të vitit të ardhshëm, PD do të përzgjedhë ekipin e kandidatëve për deputetë dhe do të nisë diskutimet publike mbi programin e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë