Politike

Basha poston videon: Shëndetësia në kolaps, si mund të dalim nga kriza

Në mungesë të një dalje për mediat, Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, postoi një video në Facebook ku nënvizon rëndësinë e masave që duhen marrë si pasojë e rritjes së numrit të të prekurve nga Covid-19.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/405472860459885/?t=4

“Papërgjegjshmëria kriminale e Edi Ramës, ka çuar në kolaps shëndetësinë, ka dëbuar mjekët, ka lënë shqiptarët në mëshirë të fatit.

Zgjidhja emergjente është rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID-19, mbështetja financiare e mjekëve dhe infermierëve dhe shtimi i numrit të tyre.

Çdo lek duhet të shkojë për shqiptarët dhe jo në xhepat e pushtetarëve”, shkruan Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë