Politike

Basha poston foton e takimit me pasardhësen e Merkelit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte të mërkurën në Bruksel, në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane.

Në një shënim në “Twitter”, Lulzim Basha shkruan se takoi Annegret Kramp-Karrenbauer, kryetaren e CDU-së, dhe pati rastin t’i shprehte mirënjohjen për mbështetjen që kjo parti i ka dhënë në hartimin e programit ekonomik dhe modernizimin e PD.

“Në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane në Bruksel pata nderin të takohem me Znj. Annegret Kramp-Karrenbauer kryetaren e CDU. Në emër të PD shpreha mirënjohjen për mbështetjen e partisë sonë simotër CDU në hartimin e programit tonë ekonomik dhe modernizimin e PD”, ka shkruar kreu i selisë blu.

Në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, Basha shkruan se takoi edhe personalitete të tjera të rëndësishme të grupimit më të madh politik në Europë. Lideri i opozitës pati takime edhe me Presidentin e PPE, Joseph Daul, me Manfred Weber, kandidat i PPE për Presidencën e Komisionit Europian, me David McAllister, Kryetar i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian dhe personalitete të tjera europiane që bëjnë pjesë në të njëjtën familje politike europiane.

Basha do vijojë takimet nesër në Bruksel dhe pikërisht për këtë arsye do të mungojë në protestën e opozitës para Kuvendit si dhe në Prokurori , ku është thirrur nga organi i akuzës në lidhje me kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA.

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1108437084551987201

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë