Politike

Basha: PD ka mbështetjen e Partive Popullore Europiane

Ndërkohë që mbështetësit e opozitës protestonin në Tiranë, kreu i PD, Lulzim Basha ka dhënë detaje të vizitës së tij në Bruksel, duke deklaruar se ka mbështetjen e Partive Popullore Europiane.

Kreu i selisë blu shprehet se Presidenti i PPE-së Joseph Daul ka deklaruar se nuk mund të bëhen kompromise me demokracinë dhe shtetin ligjor.

Në një postim në Twiiter, Basha shkruan PD po lufton për për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe se mbështetjen e PPE-së.

“Presidenti i PPE Joseph Daul në emër të të gjithëve deklaroi qartë se “ne nuk mund të bëjmë kompromise me demokracinë, shtetin ligjor dhe lirinë e medias.” PD po lufton për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe në këtë betejë kemi mbështetjen e PPE, familjes sonë politike”- ka shkruar Basha.

Kjo deklarate vjen pas një letre që zoti Basha i kishte Prokurorisë së Tiranës ku i shpjegon arsyet e mosparaqitjes për tu njohur me hetimet deritanishme për lobimit rus në PD dhe një tjetër postimi ku komentonte protestën e opozitës.

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1108731942051160064?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1108731942051160064&ref_url=https%3A%2F%2Fbalkanweb.com%2Fbasha-ska-kompromis-me-demokracine-ppe-mbeshtet-pd%2F

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë