Pas takimeve me kryeministrat e Sllovenisë dhe Kroacisë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha premtoi se do ta fusë Shqipërinë në Bashkimin Evropian.
“Të dy kryeministrat më shprehën dëshirën e tyre për të forcuar lidhjet mes vendeve tona në të gjitha fushat: në turizëm, në tregti, në diplomaci, në biznes, në investime.
Diskutuam mënyrat se si mund të arrihen këto, menjëherë pasi të zgjidhem kryeministër.
Mirëpritën planin tonë ekonomik me të cilin ne do të thithim investime të huaja dhe zhvillojmë Shqipërinë, si dhe planin për integrimin europian të vendit.
Shqipëria do të ecë përpara në rrugën e Bashkimit Europian. Sepse ne kemi vullnetin dhe kemi mbështetjen e miqve tanë në këtë proces jetik”, tha Basha përmes një video të shpërndarë në Facebook.
“Ashtu si ia dolëm që me vendosmëri dhe besimin e partnerëve europian dhe amerikan ta fusim Shqipërinë në NATO, ashtu siç hoqëm vizat, me të njëjtin vullnet dhe punë të pandalshme bashkë me ju dhe me ndihmën e miqve tanë do ta fusim Shqipërinë në Bashkimin Europian...”, premtoi ai
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.