Politike

Basha: Paratë nuk po shkojnë për Covid-19, 13.7 mln euro gjatë pandemisë për plehrat

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e fokusoi konferencën për shtyp tek pandemia dhe masat që duhen marrë.

Basha tha se deri me tash qeverisa nuk ka marrë asnjë masë dhe se e vërteta e përhapjes së Covid-19 po fshihet.

“Paratë nuk po kursehen për një projekt më të rëndësishëm, por për inceneratorët. Qeveria, 13.7 milion euro për inceneratorët vetëm gjatë pandemisë. Edi Rama i ka paratë për të zbutur pasojat e pandemisë, por ka zgjedhur t'i ndajë me mafian e plehrave...Ky prestigjator i lodhur do të vazhdojë të hapë çdo lloj debati të pavlerë për të shmangur përgjigjet për katastrofën shëndetësore. Me 13.7 milion euro dhënë mafias së plehrave mund të kishte paguar bonusin 1000 euro për 13,700 biznese. Ai ka zgjedhur t'i japë miliona euro mafies së plehrave në vend që të ndihmojë shqiptarët”, tha Basha.

Kryetari i opozitës nënvizoi se kjo situatë merr fund me 25 Prill.

“Kjo krizë merr fund më 25 prill, por deri atëherë jeta e çdo shqiptari është e kërcënuar...”, tha ai


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë