Politike

Basha paralajmëron Ramën. Kryeministri: S’bëj miting në Vlorë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka pasur sot në mesditë një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Takimi u zhvillua menjëherë pas deklaratës së lëshuar nga ana e Policisë së Shtetit ku bënte thirrje qytetarëve që të shmangin të shtunën daljen përpara Kryeministrisë, pasi sipas informacioneve do të marrin pjesë elementë kriminalë dhe është paralajmëruar për dhunë. Drejtuesja e LSI-së është e shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Petrit Vasili.
Qëllimi i këtij takimi ka qenë organizimi në detaj për protestën e së shtunës, pasi PD dhe LSI janë dy partitë kryesore që kanë më shumë mbështetës.
Pas këtij takimi, kryedemokrati ka lëshuar një mesazh në Facebook në lidhje me protestën e 16 shkurtit duke bërë thirrje për pjesëmarrje.
“Shqiptarët do të vijnë të bashkuar dhe të vendosur nesër në Tiranë! 16 shkurti është dita kur një popull që është vjedhur, është tradhtuar, është poshtëruar nga një klikë që e varfëron përditë, ngrihet të marrë në dorë fatet e tij si çdo popull Europian. Në Europë ku duam të shkojmë, kur qeveria kapet duke vjedhur, ndëshkohet qeveria, ikin hajdutët në burg! Nuk vuan populli!”, shkruan Basha në Facebook.
Kryedemokrati gjithashtu i ka lëshuar një thirrje edhe policisë së shtetit për të mos bllokuar protestuesit që do të udhëtojnë drejt Tiranës.
“Përgjegjësia për çdo pengesë që i bëhet të drejtës së shqiptarëve për të protestuar kundër pushtetit të vjedhur me votat e krimit do bjerë e gjitha mbi këtë qeveri hajdute dhe kryehajdutin e saj! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar!”, shkruan Basha më tej.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/vb.166424440075412/299341524110393/?type=2&theater

Reagimi i kryeministrit Rama
Deklarata e liderit të PD-së për protestën e 16 shkurtit solli reagimin e menjëhershëm të kryeministrit Edi Rama, i cili që ditën e sotme është zhvendosur nga Tirana drejt Vlorës. Takimi i kryeministrit në Vlorë përpara sheshit të Flamurit në moton Bashkia që duam janë parë nga opozita si një antimiting ndaj lëvizjes së opozitës. Madje në qëndrimet e tyre zyrtarë të PD-së apo dhe të LSI-së kanë deklaruar se administratës po i bëhet presion që të jenë prezent në takimin e së shtunës në Vlorë ku i pranishëm do të jetë kryesocialisti Edi Rama.
“Na qenkan shqetësuar andej nga Mavroboja për takimin e Vlorës nesër! Presion i madh për t'i sjellë njerëzit në miting thonë! S'është miting o mavri me bojë po dialogu qytetar #BashkiaQëDuam prandaj mos na bëni reklamë aman të keqen, se i thonë Vlorë dhe s'kemi ku ulim njerëzit”, shkruan Rama në Twitter.

https://twitter.com/ediramaal/status/1096401349921722369


Fillimisht do të ishte deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari botoi dhe një mesazh ku administratës i bëhej thirrje që të jenë prezent në takimin e së shtunës.
“Antimitingu i Vlorës, është rikthimi i praktikës së errët të viteve ’90, ku antimitingjet synonin përçarjen dhe përplasjen e shqiptarëve me njëri-tjetrin. Mesazhe pafund presioni , po i dërgohen administratës publike në të gjithë jugun, ku i kërkohet që të marrin pjesë në antimitingun e Vlorës”, deklaroi Braimllari.

https://www.facebook.com/endritbraimllari/photos/a.384542241738997/987131518146730/?type=3&theater

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë